Pas kritikave të shumta që futbollisti i kombëtares, Elseid Hysaj, mori në rrjetet sociale, qyteti i tij i lindjes e ka mbështetur publikisht.
Në një banderolë të vendosur në qendër të qytetit me foton e Hysajt, shkruhet:
“Me shpirtin e garës arritëm 2 herë në Europian. Me këmbët e tua ndihmove shumë shqiptarë, por kurrë nuk dhe lekë për gazetarë.”
Shkak i sulmeve virtuale ndaj Elseid Hysajt ishte shmangia e topit në ndeshjen e Shqipërisë me Italinë, që solli edhe golin e fitores së kësaj të fundit. Pasi mbylli rrjetet sociale, Hysaj u rikthye për të bërë një kërkesë publike faljeje.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co