![E rëndë në Durrës, 66-vjeçari ndërron jetë pasi rrëshkiti brenda pusit të ujit 2 e rende ne durres 66 vjecari nderron jete pasi rreshkiti brenda pusit te ujit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/e-rende-ne-durres-66-vjecari-nderron-jete-pasi-rreshkiti-brenda-pusit-te-ujit.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Hamallaj të Durrësit, teksa raportohet se një 66-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rrëshkitur në brendësi të një pusi.
Mësohet se shtetasi O. P. ka qenë duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, ku dyshohet se ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi duke humbur jetën.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co