Teliti: Rritja e ekonomisë shqiptare nga fluksi i lartë i ndërtimeve, të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë

teliti rritja e ekonomise shqiptare nga fluksi i larte i ndertimeve te ardhurat per fryme me te uletat ne europe
teliti rritja e ekonomise shqiptare nga fluksi i larte i ndertimeve te ardhurat per fryme me te uletat ne europe

Dorian Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, duke iu referuar raportit të Eurostat tha se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e brishtë, e cila nuk mbështetet nga fuqizimi i sektorëve prodhues, eksporti apo rritja e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, por e  gjen rritjen e saj kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve, shpeshherë të financuara nga burime të dyshimta financiare.

Teliti tha se sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve rezultojnë të jenë në masën 35% të mesatares europiane, ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta. Në këtë kuadër, ai tha se Maqedonia e Veriut ka të ardhura për frymë sa 41% e mesatares europiane, Serbia 46% dhe Mali i Zi me 52%.

“Gjithashtu, sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane, ndërkohë që banorët e Maqedonisë së Veriut kanë konsum në masën 52% të mesatares europiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%”, tha Teliti.

Në vijim ai shtoi se ekonomia shqiptare gjatë 11 viteve të fundit nuk është mbështetur nga një model ekonomik dhe filozofi zhvillimi që garanton rritje ekonomike me ritme të larta dhe gjithëpërfshirëse, përkundrazi.

“Në këto 11 vite, modeli ekonomik i qeverisë Rama, gjithnjë e më shumë, ka treguar veten se është modeli i luftës ndaj sipërmarrësit të ndershëm, model ekonomik i bazuar në taksat më të larta në rajon dhe procedura të komplikuara, model ekonomik që nuk gjeneroi vende pune dhe rritje të duhura pagash, model ekonomik që minoi sigurinë juridike, parimet e konkurrencës dhe mbajti larg investimet e huaja aq të nevojshme për ekonominë tonë.

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë, panë sesi pasuroheshin padrejtësisht një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin, ndërkohë që e gjetën veten e tyre të papunë, të pa shërbyer, të nëpërkëmbur nga administrata patronazhiste. Sipërmarrësit me mijëra kanë falimentuar, e të shumtë akoma janë ata që gjenden buzë greminës së thellë të falimentit të shkaktuar nga keqqeverisja dhe arroganca e saj.

Ndaj sot më shumë se kurrë, largimi i Edi Ramës nga drejtimi i punëve dhe ndryshimi politik është një domosdoshmëri kombëtare.

Nevojitet ndërgjegjësimi i çdo qytetari, i çdo familjari, i çdo sipërmarrësi, duke drejtuar gishtin nga fajtorët e vërtetë të kësaj katastrofe ekonomike dhe sociale që po përjeton Shqipëria e shpopulluar me më shumë se 1 milionë banorë gjatë viteve të fundit, e duke i ndëshkuar ata me votën e sovranit, në zgjedhje të lira e të ndershme, të organizuara nga një qeveri teknike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →