Klodiana Spahiu: Përballë kemi qytetarët, opozitës i mungon vizioni

klodiana spahiu perballe kemi qytetaret opozites i mungon vizioni
klodiana spahiu perballe kemi qytetaret opozites i mungon vizioni

Klodiana Spahiu, deputete e PS-së dhe anëtare e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, tha në rubrikën “Opinion” në News24 se kanë kallëzuar në Prokurori audituesine KLSH Bexhet Zeqiri.

Spahiu tha se Zeqiri ka refuzuar të japë përgjigje në komision për ccfarë është pyetur.

Ajo u shpreh se në Komision po depozitohen materiale, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e opozitës se institucionet po refuzojnë dhënien e dokumenteve apo informacioneve.

“Duhet të bashkëpunojmë, pasi vetëm kështu mund të realizojmë planin e hetimit”, tha Spahiu. Ajo gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e kryetares së Komisionit, deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila akuzoi socialistët se nuk janë paraqitur në mbledhje pasi kanë shkuar për të ndjekur kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjermani.

Spahiu tha se kjo nuk qëndron pasi së pari deputetët e PS-së ishin në një mbledhje për konsultimin e një projektligji dhe së dyti nuk ka pasur asnjë njoftim për mbledhje të Komisionit Hetimor nga sekretaria e komisionit, sikundër ndodh gjithmonë.

[embedded content]

Lidhur me 33-vjetorin e themelimit të PS-së, Spahiu tha se duhet një frymë e re në Partinë Socialiste, duhet të angazhohen të rinjtë, pasi kjo i shërben të ardhmes. “Duhet dëgjuar zëri i të rinjve që i bashkohen PS-së. Kjo i bën shumë mirë diversitetit jo vetëm mes brezave, por edhe mes profesioneve. Të gjitha partitë politike duhet të kenë parasysh faktin se duhet më shumë angazhim i të rinjve”, tha Spahiu.

Lidhur me Kongresin e PS-së që do të mbahet më 20 korrik, organizimi që ka kjo parti na ka bërë shumë mirë dhe na ka përgatitur për fushatën e ardhshme.

Spahiu tha se agresiviteti i opozitës mund të shtohet, por kjo nuk i shërben vendit. Spahiu tha se një opozitë konstruktive do të ishte mirë për Shqipërinë, ndërsa shtoi se përballë nesh janë qytetarët dhe opozita nuk ka asnjë vizion.

“Opozita mund të denoncojë korrupsionin, por i duhet edhe një program, si ajo do të zgjidhë një apo një tjetër problem. Ne duhet të përpiqemi për ta bërë Shqipërinë më të mirë, kushdo forcë politike opozitare duhet të pranojë edhe qasjen ndërkombëtare, duhet të ccojmë përpara vizionin pozitiv për Shqipërinë”, tha Spahiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →