“6 vite për 300 metra rrugë”/ Denoncimi i grupit të Bashës: Unaza e Madhe e Tiranës viktimë e korrupsionit të Ballukut dhe ARRSH-së (VIDEO)

6 vite per 300 metra rruge denoncimi i grupit te bashes unaza e madhe e tiranes viktime e korrupsionit te ballukut dhe arrsh se video
6 vite per 300 metra rruge denoncimi i grupit te bashes unaza e madhe e tiranes viktime e korrupsionit te ballukut dhe arrsh se video

Zëdhënësja e grupimit euroatlantik të PD, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat, ka denoncuar korrupsionin në Unazën e Madhe të Tiranës që është bërë shkaktar i vonesës për përfundimin e punimeve. Ajo shprehet se ky projekt është kthyer në një dëm të dyfishtë për qytetarët, si nga ana financiare por edhe nga trafiku dhe mbingarkesa në qarkullim.

Sipas Karabinës, në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit, ndërsa shifrat me të cilat ndërtohet ky segment rrugor janë deri 9 herë më të larta se sa ato të Bashkimit Europian.

Zëdhënësja gjithashtu shprehet se e gjitha kjo vjen si pasojë e korrupsionit në ARRSH dhe Ministrisë të drejtuar nga Belinda Balluku, ndërsa inkurajon drejtësinë të veprojë për zbardhjen e këtyre aferave.

[embedded content]

Deklarata

Qytetarë të varfër e të shpërfillur dhe korrupsion i lartë. Ky është realiteti që qeverisja e Edi Ramës i ofron qytetarëve të saj.

Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja (lot 1) është nyja më e rëndësishme hyrëse/dalëse për qytetin e Tiranës që frekuentohet gjatë ditës nga një trafik shumë i lartë automjetesh të tonazheve të ndryshme.

Edhe pse ministrja Belinda Balluku premtoi që në shtator të 2023-it do të kishin përfunduar të gjitha lotet që kompletonin Unazën e Madhe të Tiranës, siҫ dhe e shikojmë, ky segment dhe të tjerë ende nuk kanë përfunduar. Jemi në vitin e gjashtë të rehabilitimit të këtij segmenti rrugor (2018) dhe zgjatja e punimeve do të thotë rritje e kostos së punimeve, dëm për qytetarët në vonesa në trafik dhe smog i lartë që vë në rrezik shëndetin e tyre.

Pra, në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit!

Vonesat dhe zvarritjet në punime, sipas ekspertëve, vijnë jo vetëm pasi projektet bëhen në nxitim e sipër, nuk kanë gjithëpërfshirje dhe nuk jane të mirëplanifikuara por, bazuar dhe në të dhënat e Open Data, kemi të njëjtët operatorë fitues lokalë të tenderave të rrugëve, pra vetëm kompani shqiptare klientë të qeverisë të cilat janë të angazhuara në dhjetra punime të tjera njëkohësisht dhe kanë numër të kufizuar stafesh.

E njëjta skemë abuzive e korruptive e bandës hajdute të rrugëve kryesuar nga Ministrja Balluku dhe zgjatimeve të saj në ARRSh është përdorur së fundmi me dhënin e tenderave të rrugëve me vlerë 200 ml euro oligarkëve, duke përjashtuar përmes kritereve dhe afateve qëllimisht kompani të huaja apo shqiptare në bashkëpunim me to.

Ky segment rruge që fillon nga pallati me Shigjeta e deri tek sheshi Sheshi Shqiponja është 2.2 kilometra dhe kostoja fillestare, denoncuar asokohe dhe nga PD, është 20 milion euro për një kilometër, shifër kjo 8 apo 9 herë më e lartë se sa kostoja e Bypass- it të Vlorës dhe të Fierit të ndërtuar me fonde të BE-së dhe mbikqyrur nga to.

Shifër kjo që dëshmon abuzimin dhe korrupsionin e funksionarëve të autoritetit kontraktor ARRSH firmosës së tenderva dhe të Ministrisë së Infrastrukturës si ministria e linjës.

Partia Demokratike ka denoncuar dhe do të vazhdojë të denoncojë por dhe të kallëzojë funksionarë të lartë që abuzojnë me pushtetin në kurriz të qytetarëve.

Ne i bëjmë kërkesë publike drejtorit të ARRSH-së dhe Ministries së Infraktrukturës Belinda Balluku se cilat janë shkaqet e vonesës së mbylljes së puniveme të loti të parë.

Ne i kërkojmë informacion Prokurisë të Tiranës se cfarë ka ndodhur me hetime e lotit të parë për pjesëmarrjen në tender të një kompanie fiktive.

Ne inkurajojmë dhe mbështesim Prokurorinë e Posaçme (SPAK) që të hetojë dhe t’i shkojë deri në fund hetimit dhe ndëshkimit të funksionarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukurës drejtuar nga Belinda Balluku dhe funksionarëve përgjegjës të ARRSH.

Ne kemi detyrimin për të qenë në shërbim të qytetarëve duke denoncuar dhe ҫuar para drejtësisë çdo funksionar që abuzon me detyrën në dëm të tyre sepse, Shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →