Festimi i Dakut me megafon bëhet çështje, reagon edhe Federata e Maqedonisë e së Veriut: Kërkojmë që…

festimi i dakut me megafon behet ceshtje reagon edhe federata e maqedonise e se veriut kerkojme qe

































Festa në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e mbyllur me shifrat 2-2, nuk ka kaluar pa probleme. Kjo, për shkak se në eufori e sipër, sulmuesi Mirlind Daku me megafon në dorë para tifozëve nuk ka kursyer as thirrjet kundër Maqedonisë së Veriut, siç shihet në videot që qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

daku

Kjo situatë ka sjellë reagime në rrjet nga vendi fqinj dhe ka ndërhyre edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka kërkuar që lojtari të kërkojë publikisht falje për sjelljen e tij, por dhe të nisin hetimet e UEFA-s për dënimet përkatëse për ngjarje të tilla.

“Kjo sjellje është e papranueshëm dhe e kundërta e vlerave themelore të sportivitetit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Federata e Futbollit të Maqedonisë do të dërgojë një letër zyrtare në UEFA për këtë sjellje skandaloze.

Ne kërkojmë nga futbollisti Mirlind Daku të kërkojë falje publikisht për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar”, shkruante ndër të tjera Federata Maqedonas enë komunikatën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →