Koordinatori i SHBA për anti-korrupsionin takon Dumanin dhe prokurorët e SPAK: Institucionet e drejtësisë po forcojnë demokracinë në Shqipëri

koordinatori i shba per anti korrupsionin takon dumanin dhe prokuroret e spak institucionet e drejtesise po forcojne demokracine ne shqiperi
koordinatori i shba per anti korrupsionin takon dumanin dhe prokuroret e spak institucionet e drejtesise po forcojne demokracine ne shqiperi

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ka shprehur mbështetjen për SPAK dhe institucionet e drejtësisë në vend. Në vizitën e zhvilluar në Tiranë, Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →