![Dalin për pazar e harrojnë çelësat në banesë, mbetet i bllokuar 7-vjeçari, ja pamjet kur shpëtohet nga zjarrfikësja 2 dalin per pazar e harrojne celesat ne banese mbetet i bllokuar 7 vjecari ja pamjet kur shpetohet nga zjarrfikesja](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/dalin-per-pazar-e-harrojne-celesat-ne-banese-mbetet-i-bllokuar-7-vjecari-ja-pamjet-kur-shpetohet-nga-zjarrfikesja.jpg)
Një çift bashkëshoshtësh banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat kanë dalë nga banesa për të bërë pazar duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.
Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelsat e derës së blinduar.
Pas njoftimit të zjarrëfikësve drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.
Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt duke përdorur shkallët.
Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrëfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co