![Abdixhiku kërkon nga Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën 2 abdixhiku kerkon nga franca te vazhdoje ta mbeshtese kosoven](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/abdixhiku-kerkon-nga-franca-te-vazhdoje-ta-mbeshtese-kosoven.webp)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja, Abdixhiku dhe Guerot kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend.
Abdixhiku në këtë takim ka kërkuar nga Franca që të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset që e presin tutje.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset e saj dhe theksoi se Kosova, ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj, në proceset të cilat e presin përpara”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co