Divorci me Kryemadhin, BalkanWeb siguron padinë e Metës në gjykatë

divorci me kryemadhin balkanweb siguron padine e metes ne gjykate

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e sotme se ka dorëzuar në gjykatë padinë për divorcin zyrtar me Monika Kryemadhin.

Teksa muajt e fundit çifti ka pasur tensione në daljet e tyre publike, Meta bëri sot dhënien fund të martesës së kryer para më shumë se 25 viteve, në 29 Tetor të vitit 1998.

  • foto galeri

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dokumentin që përmban padinë e ish-Presidentit të Republikës, të dorëzuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në padinë e dorëzuar nga Meta vihet re se ky i fundit ka si adresë banimi selinë e Partisë së Lirisë, ndryshe nga Kryemadhi e cila banon në zonën e “Kodrës së Diellit”, çka tregon se të dy nuk jetojnë as nën të njëjtën çati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →