Zv. kryeministri i Kosovës e zbulon: Një shtet i BE po pengon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë! Ka kërcënuar me…

zv kryeministri i kosoves e zbulon nje shtet i be po pengon ndeshkimin e serbise per sulmin ne banjske ka kercenuar me
zv kryeministri i kosoves e zbulon nje shtet i be po pengon ndeshkimin e serbise per sulmin ne banjske ka kercenuar me

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se  një shtet anëtar i BE-së, nuk ka pranuar të vendosen masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Ai ka zbuluar se ky shtet ka kërcënuar me veto për këtë rast.

“Ka një shtet të BE-së i cili ka stopuar, ka kërcënuar me veto mos vendosjen e masave ndaj Serbisë, nuk është punë apeli, është punë qëndrimi të një shteti, i cili thotë unë në asnjë rrethanë nuk do të lejoj vendosjen e masave ndaj Serbisë, vendimet në BE, merren me konsensus”, ka thënë Bislimi.

Kujtojmë se më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb me në krye Millan Radojiçiç, kryen sulm terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy polic.

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri, mbetën të vrarë tre pjesëtarë të grupit të Radojiçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →