Moderatorja e njohur Liesa Haxhiasllani është në pritje të ëmbël! Përmes një videoje e disa fotove, ajo ka ndarë lajmin e shtatzënisë.
“Dhe kështu, do të qëndrojmë bashkë”, shkruan Liesa në videon e postuar.
Ndërsa midis fotove me barkun e rrumbullakosur, gjendet edhe një moment i bukur bardhë e zi, dora e saj dhe e partnerit të kapura fort.
Por gjinia duket se tashmë është mësuar nga Kiara Tito.
“Nuk mund ta them çfarë është por Luna do të bëhet me një shok/shoqe të ngushtë! Mezi pres!”, shkroi ajo në një koment. “Jam shumë e emocionuar”, vijon më poshtë moderatorja.
Me këtë, duket se Kiara është ajo që ka mësuar gjininë e bebit që me gjasë do të zbulohet përmes një feste ‘gender reveal’.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co