Ushtria e Koresë së Jugut ka paralajmëruar Korenë e Veriut, duke hapur zjarr me armë ndaj disa ushtarëve që kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit. Kështu bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit. Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut. Ushtarët verikoreanë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes. Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit.
Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse kanë ndodhur herë pas here gjatë dekadave të fundit që kur lufta e hapur mes dy shteteve përfundoi në fund të Luftës Koreane më 1950-1953, incidentet e fundit paraqesin një rritje të rrallë të aktivitetit ushtarak pranë vijës së demarkimit. Incidenti vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Phenianin gjatë kësaj jave. Kjo ishte vizita e tij e parë në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh.
Kim Yo Jong, motra e liderit të Veriut, lëshoi një deklaratë duke dënuar aktivistët e Koresë së Jugut që lëshuan balona drejt Veriut në të cilat kishte pamflete. Lëshimi i balonave ka qenë burim i rritjes së tensioneve mes dy Koreve, pasi edhe Veriu ka lëshuar balona – të mbushura me mbeturina – drejt Jugut, duke shkaktuar disa dëme materiale.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co