![FOTO/ “Italia e vogël”, mediat “zbusin” ekipin e Spallettit, në Spanjë të bindur: Mund të ëndërrojmë për gjëra të mëdha 2 foto italia e vogel mediat zbusin ekipin e spallettit ne spanje te bindur mund te enderrojme per gjera te medha](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/foto-italia-e-vogel-mediat-zbusin-ekipin-e-spallettit-ne-spanje-te-bindur-mund-te-enderrojme-per-gjera-te-medha.jpg)
Spanja vërtetoi ndaj Italisë se janë një super ekip, dominuan “azzurrët” në çdo aspekt, duke hedhur kandidaturën e tyre si favorit kryesor për të triumfuar në këtë Evropian. Pa shumë lojëra fjalësh, nga Spalletti dhe deri te mediat, të gjithë në Itali pranuan supermacinë e “furisë së kuqe”: “Italia e vogël”, shkruan La Gazzetta dello Sport.
“Reset, Evropiani ynë vendoset të hënën kundër Kroacisë”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Na shkoi sërish mirë”, shkruan TuttoSport, me të përditshmen torineze që është e kënaqur me këtë humbje minimale 1-0.
Në Spanjë, mediat janë në festë pas këtij suksesi, ndërsa titulli më “pikant” ishte ai i Marca: “Mund të ëndërrojmë për gjëra të mëdha”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co