Për vrasjen e prindërve të saj, të cilët i qëlloi me gjakftohtësi, u arrestua në SHBA transgjinorja 28-vjeçare Mia Bailey, e cila u tha policëve që e vunë në pranga pas një ndjekjeje se “Do ta bëja sërish, i urrej.”
Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes 28-vjeçares transgjinore dhe prindërve të saj ishin të shpeshta pasi ajo vendosi të ndërronte gjininë.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah. Bailey duke rrëfyer tha se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata.
28-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.
[embedded content]
Oficerët që mbërritën në shtëpinë e familjes Bailey gjetën 70-vjeçarin Joseph dhe 69-vjeçaren Gail të vdekur në dhomën e ndenjes me disa gëzhoja pranë tyre.
Pas krimit, Bejli u largua me një makinë të verdhë dhe kur takoi policinë, ajo nxori një armë, i kërcënoi dhe vazhdoi arratisjen.
Përfundimisht forcat speciale të policisë e gjetën atë rreth shtatë milje larg shtëpisë së saj dhe e detyruan të dorëzohej.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co