Lufta në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat, mbi 27 mijë palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite

lufta ne gaza ministria e shendetesise publikon te dhenat mbi 27 mije palestineze kane humbur jeten nga sulmet izraelite
lufta ne gaza ministria e shendetesise publikon te dhenat mbi 27 mije palestineze kane humbur jeten nga sulmet izraelite

Të paktën 27.478 palestinezë janë vrarë dhe 66.835 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Ministria e Shëndetësisë me bazë thekson se vetëm në 24 orët e fundit të paktën 113 persona janë vrarë dhe 205 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite.

“Shumë nga viktima ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha ministria.

Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 izraelitë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), ofensiva izraelite ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →