![Rikthehet energjia elektrike në Tiranë e rrethe, reagon OST: Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë, shkak temperaturat ekstreme 2 rikthehet energjia elektrike ne tirane e rrethe reagon ost defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me greqine shkak temperaturat ekstreme](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/rikthehet-energjia-elektrike-ne-tirane-e-rrethe-reagon-ost-defekti-ka-filluar-nga-linja-e-interkoneksionit-me-greqine-shkak-temperaturat-ekstreme.jpg)
Pas ndërprerjes prej rreth 30 minutash, është rikthyer energjia elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit ku kishte probleme.
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.
OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.
Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.
OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST për këtë rast.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co