Disa të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

disa te vdekur nga sulmet ruse ne ukraine
disa te vdekur nga sulmet ruse ne ukraine

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse me artileri dhe raketa në Ukrainë më 21 qershor. Moska, ndërkohë, pretendoi se Kievi kreu sulm “masiv” me dronë në Krimenë e okupuar dhe në disa rajone të tjera brenda Rusisë.

Pesë civilë u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën nga granatimet ruse në zonat civile në Donjeck, i cili u sulmua 22 herë në 24 orët e fundit, tha shefi i administratës rajonale ushtarake, Vadym Filashkin.

Shtëpi banimi, ndërtesa të tjera dhe objekte të infrastrukturës u dëmtuan nga sulmet ruse, shtoi Filashkin.

Në rajonin jugor Herson, një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet dhe bombardimet ruse që u kreu nga lumi Dnjepër, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Në përgjithësi, 15 vendbanime u sulmuan në këtë rajon, përfshirë kryeqytetin rajonal, Herson, tha Prokudin, duke shtuar se një numër shtëpisë banimi u shkatërruan nga sulmet me artileri.

Në rajonin verilindor Harkiv, i cili është duke u përballur me sulme të vazhdueshme ruse në muajt e fundit, një person u plagos nga sulmet gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.

Edhe rajonet Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Sumi u sulmuan, thanë zyrtarët lokalë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 114 dronë ukrainas mbi Krimenë e okupuar dhe në rajonet ruse Krasnodar, Briansk dhe Volgogard më 21 qershor. Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, sipas saj.

Rafineria e naftës në Seversk të Krasnodarit u godit nga copëzat e dronëve të rrëzuar, të cilat shkaktuan një zjarr që u shuan menjëherë nga zjarrfikësit, tha guvernatori rajonal Veniamin Kondratyev në Telegram.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co