Banesat e reja në Pezë, më 16 shkurt hidhet shorti

banesat e reja ne peze me 16 shkurt hidhet shorti
banesat e reja ne peze me 16 shkurt hidhet shorti

Më 16 shkurt do të hidhet shorti për 22 familjet që do të marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit. Bashkia e Tiranës do të organizojë brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë”, ora 11: 00, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “Pezë”, për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit. Shorti publik do të hidhet për strukturën e banesës takuese sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit bashkiak Tiranë për të cilën
Qytetarët janë shpallur përfitues.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, që gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

https://tirana.al/artikull/lista-lagja-e-re-peze

Në rast se përfituesi apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë, nuk paraqiten dot, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →