Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar publikisht nënkryetaren e Bashkisë Fier, Eleni Gjikondaj, duke pretenduar se është në konflikt interesit.

Sipas Vangjelit, subjekti tregtar në emër të bashkëshortit dhe kunatit të zyrtares lokale ka përfituar të paktën 169 tendera me vlerë 6 milion euro.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË ANTIKORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI:

Eleni Gjikondaj, një zyrtare e lartë lokale në administratën hajdute te Edi Ramës, është dëshmi se babëzia dhe vjedhja nuk njohin as kufij dhe as gjeografi apo gjini.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 12
9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 13

Në një cv të shkurtër të zj. Gjikondaj, rezulton se ajo ka mbajtur një seri detyrash:

2014 deri 2016 punëmarrëse në Drejtorinë e Mjedisit Fier;

2016 përgjegjëse finance bashkia Roskovec;

2019 anëtare e këshillit bashkiak fier për PS.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 14

Aktualisht mban postin e nënkryetares së bashkisë Fier.

Gjikondaj është e lidhur në konflikt interesi me subjektin tregtar me iniciale A.. .. .. shpk me pronar bashkëshortin dhe kunatin e saj.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 15
9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 16
9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 17

Ky subjekt ka përfituar të paktën 169 tendera vetëm nga institucionet e qeverisjes vendore, me vlerë 6 milion euro, nga të cilat 6 kontrata i ka me bashkinë Fier dhe 6 me bashkinë Roskovec.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 18

Ligji i konfliktit të interesit, neni 35 pika 2, vlerëson aksionet e bashkëshortit si të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Gjikondaj dhe i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit.

Por ligji nuk i ka penguar as Kryetarët e bashkive Fier dhe Roskovec dhe as familjen Gjikondaj të lidhin kontrata publike të kundraligjshme.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 19

Gjithashtu, me anë të Vendimit nr.2 datë 19 Maj 2023 të Asamblesë së përgjithshme të UKT Fier, në varësi të Bashkisë Fier, “ujkut i varen sërish mëlçitë në qafë”…

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 20

Kështu Eleni Gjikondajt i është caktuar detyra e likuidatores së kësaj shoqërie, pra mbyllja e të gjitha veprimeve të shoqërisë, mbledhja e kredive të paarkëtuara dhe e kontributeve të pashlyera, shitja e pasurive të shoqërisë dhe shlyerja e kreditorëve.

9
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 21

Është në dorën e Eleni Gjikondaj të përgatisë edhe një bilanc të gjendjes së shoqërisë në çastin e hapjes së likuidimit dhe një bilanc përfundimtar në çastin e mbylljes së këtyre procedurave, si edhe Raportin e Likuidimit.

10
Denoncimi i PD: Nënkryetarja e bashkisë së Fierit në konflikt interesi! Si përfituan burri dhe kunati 169 tendera me vlerë 6 mln euro 22

Kryetari i këshillit të bashkisë Fier, me pak fjalë, i ka ngarkuar zyrtares së preferuar të fshehë vjedhjet e deritashme, dhe mundësisht, të aksesojë në ndonjë të re kur t’i jepet rasti.

Ky është pushteti i Edi Ramës, që me anë të ‘subashëve’ dhe ‘gjikondëve’, në Tiranë apo në rrethe, e ka shndërruar shtetin në një instrument në dorë të batakçinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co