Ky Evropian ka nxjerr në pah disa nga talentet më të rëndësishëm të futbollit, lojtarë që pritet të dominojnë skenën në vitet në vijim, dy prej tyre janë pa diskutim dy yjet e Spanjës, Nico Williams dhe Lamine Yamal. Ndaj Italisë, dy sulmuesit e krahut ishin të papërmbajtshëm duke dhuruar një paraqitje fantastike. Ky fakt nuk mund të kalonte në heshtje, mbi të gjitha në Spanjë, ku të përditshmet iberike i kanë kushtuar faqet e para:
“Superstar”, shkruan Mundo Deportivo, titull shoqëruar me foton e Williams, Yamal dhe Cucurela.
“Evropa na ka zili”, shkruan AS në faqen e parë. Të dy lojtarët pritet të jenë në qendër të merkatos këtë verë, mbi të gjithë Nico Williams i cili pritet të largohet nga Bilbao. I ndryshëm është diskutimi për Yamal pasi është e vështirë që Barcelona të privohet kaq shpejt nga një super talent i cili ende nuk ka mbushur 17 vjeç.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co