Struga është kampionia në fuqi e Maqedonisë, teksa po përgatiten për kualifikueset e Ligës së Kampioneve.
Për këtë gjë, edhe ekipi maqedonas duhet të bëjë përforcime të shumta në merkaton e verës, që të ketë një organikë sa më të plotë dhe të mund të kaloj sa më shumë ture në Europë.
Struga ditën e sotme bën me dije se ka transferuar mbrojtësin e kombëtares maqedonase, Kire Ristevskin. 33-vjeçari ka zhvilluar 60 ndeshje me ekipin përfaqësues gjithashtu ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2014/2015.
Klubi e ka bërë të ditur njoftimin nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co