OLAF zbardh skemën korruptive më fondet e IPARD në Shqipëri: Përfituesit zgjidheshin me konkurse të manipuluara

olaf zbardh skemen korruptive me fondet e ipard ne shqiperi perfituesit zgjidheshin me konkurse te manipuluara
olaf zbardh skemen korruptive me fondet e ipard ne shqiperi perfituesit zgjidheshin me konkurse te manipuluara

Zyra kundër mashtrimit Ekonomik në BE, OLAF ka zbardhur skemën korruptive të shpërndarjes së fondeve të BE-së për fermerët në Shqipëri, pas hetimeve të disa muajve më parë që çuan në ndërprerjen e granteve.
Në raportin vjetor për vitin 2024, OLAF tregon se pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë përdorimin e teknikave dhe kërkimeve shkencore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Sipas OLAF, fermerëve u merreshin në formën e ryshfetit pjesë të konsiderueshme të granteve përmes kompanive të konsulencës të përzgjedhura paraprakisht. Ndërkohë që në shumë raste përfituesit e fondeve përzgjidheshin me konkurse të manipuluara. “Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre tek një kompani konsulence lokale. Në raste të tjera kontratat janë dhënë pa konkurrencë ose përmes një konkursi të manipuluar me oferta falsë, ndërkohë që në disa projekte u gjetën çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale,” zbulon raporti i OLAF.

Hetimi i OLAF për Shqipërinë erdhi pas denoncimit të inxhinierit Romeo Nazarko, i cili i informoi me email institucionet europiane për padrejtësinë që po i bëhej në përzgjedhje, ndonëse i plotësonte të gjitha kushtet për përfitimin e granteve të BE-së për hapjen e një agroturizmi në Kolonjë. Pasi hetimi i çështjes i vërtetoi këto denoncime, Zyra Kundër Mashtrimit Ekonomik vuri në lëvizje Bashkimin Europian.
[embedded content]

“Pas hetimit, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papërshtatshme. OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm,” thuhet në raport.
Por hetuesit e BE-së nuk e kanë lënë me kaq. Përveç ndërprerjes së fondeve ata kanë bërë edhe kallëzim penal.
“Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë,” -përfundon raporti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →