Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani vizitë zyrtare në Francë: Diskutime mbi shkëmbimin e ideve dhe marrëdhënieve mes 2 vendeve

inspektori i larte i drejtesise metani vizite zyrtare ne france diskutime mbi shkembimin e ideve dhe marredhenieve mes 2 vendeve
inspektori i larte i drejtesise metani vizite zyrtare ne france diskutime mbi shkembimin e ideve dhe marredhenieve mes 2 vendeve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë të shkurtër pune në Paris, në Inspektoratin e Përgjithshëm të Drejtësisë së Francës, ku u mikprit nga homologu i tij Christophe Straudo. Gjatë takimit Metani dhe Straudo vlerësuan praktikën e shkëmbimit të eksperiencave ndër vite mes dy shërbimeve të inspektimit të Francës dhe Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin, si pjesë e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit (RESIJ).

Dy homologët bashkëndanë idetë mbi rëndësinë e rolit të institucioneve që drejtojnë, sa i takon pavarësisë në punë dhe ndikimit në sistem, në forcimin e standardeve më të mira profesionale e të etikës sëmagjistratëve, si një kontribut real për forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia dhe shteti i së drejtës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një takim pune me prokurorin e përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë, Remy Heitz, i cili e njohu Metani me ndryshimet kushtetuese të vitit të kaluar në Francë, edhe në rolin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendimmarrjen në procedimin disiplinor, në cilësinë e tij si kryetar i këtij Këshilli për prokurorët, e më tej për cështje të deontologjisë, në kuadër të funksionit të tij si zëvendës kryetar i bordit të Shkollës franceze të Magjistraturës.

Në takimin me gjyqtaren Valérie Delnaud, që drejton kabinetin e Ministrit të Drejtësisë, u fol për sfidat e ngjashme të sistemit të drejtësisë në Francë dhe Shqipëri, si dhe eksperiencën franceze, që fokusohet tek procesi para-disiplinor, pra parandalimi, para sanksionimit disiplinor të magjistratëve.

Në funksion të kësaj qasje, Ministria franceze e Drejtësisë ka ngritur Kolegjin e Deontologjisë, që përbëhet nga personalitete jo vetëm të drejtësisë, nën drejtimin e një veterani të sistemit, magjistrati François Feltz, ish-drejtues i Inspektoratit francez të drejtësisë, me të cilin Metani u ndal në çështje të etikës e deontologjisë së magjistratëve.

Cështje të deontologjisë së magjistratëve por edhe shkëmbimi i eksperiencave profesionale ishin në qendër të takimit që Inspektori i Lartë i Drejtësisë pati me drejtoren e Shkollës franceze të magjistraturës Nathalie Roret. Drejtorja Roret e njohu Metani me projektin e afërm të bashkëpunimit me Shkollën shqiptare të Magjistraturës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →