Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi ka mbajtur sot fjalën e tij nga kryesia e Kuvendit.
Mes të tjerash ai doli në lidhje me situatën kaotike të ditës së djeshme ku deputetët e opozitës u ndaluan të hynin në Kuvend.
Ai e quajti aktin një vepër penale duke shtuar se mbi atë që ndodhi dje do të depozitohet në gjykatë kallëzim për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
“Vepër penale, shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co