Kishte fajësuar lopën, fermeri gjen orën “Rolex” pas 50 vitesh: Kurrë s’e kisha menduar se…

kishte fajesuar lopen fermeri gjen oren rolex pas 50 vitesh kurre se kisha menduar se

Një fermer britanik u ribashkua me orën e tij Rolex, 50 vjet pasi besohej se ajo ishte bërë “vakt ushqimi” për një lopë të uritur e cila bashkë me barin mund të kishte gëlltitur edhe aksesorin e shtrenjtë.

James Steele, 95 vjeç, tha se ai e bleu Rolex menjëherë pas ditëlindjes së tij të 21-të në vitin 1950, por ai e humbi atë rreth 20 vjet më vonë ndërsa punonte në fermën e tij në Shropshire, Angli.

Steele tha se ai kërkoi në fusha për të gjetur orën, por i vetmi “i dyshuar” aty pranë ishte një lopë duke kullotur.

“Lopa mund ta kishte ngrënë”, tha Steele.

Bëhet e ditur se ora është rishfaqur tani 50 vjet më vonë, pasi djali i Steele i dha leje gjuetarit të thesarit, Liam King, të përdorte detektorin e tij metalik për të kërkuar monedha të vjetra në pronën e tij.

Ora Rolex
Ora Rolex

Por, mbetet e paqartë nëse ora ka kaluar vërtet në gojën e një lope.

“Isha mjaft i gëzuar sepse kurrë nuk e kisha menduar se do ta shihja orën më”, tha Steele.

Ai tha se ora nuk është në gjendje pune, por ka shmangur ndryshkjen me kalimin e viteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co