Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi si një mision historik për vendin fitoren e zgjedhjeve të 2025-ës.
Gjatë takimit me socialistët e Njësisë 10 në kryeqytet, Veliaj tha se ajo që ofron opozita si alternativë janë vetëm djegia e gomave dhe dhuna.
“Kur shikoj alternativën që kemi përballë, ata që djegin goma, shikoj që sa më shumë humbasin, aq më të dhunshëm bëhen.
Nuk e di pse nuk e kuptojnë që, në fakt, të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme është përkufizim i budallallëkut. Ata djegin goma në Shqipërinë e 2024-ës! S
hikoj turistët që i fotografojnë si specie ekzotike dhe them: Si ka mundësi që shumica e Shqipërisë do rend, do siguri, do paqe, do dashamirësi mes njëri-tjetrit, do që gjërat të shkojnë përpara, kurse këta djegin goma.
I çojmë fëmijët në të njëjtat shkolla që kemi transformuar dhe janë 42 shkolla të reja si “Emin Duraku”; i çojmë fëmijët tek i njëjti Park i Liqenit; i çojmë fëmijët tek të njëjtat hapësira.
Ndaj them se nuk e kemi vetëm detyrë, e kemi mision historik të fitojmë, të drejtojmë, të transformojmë, të modernizojmë”, u shpreh Veliaj.
Ai u shpreh se PS është forca që e ka mbështetur fort reformën në drejtësi.
“Kur shumë njerëz flasin sot për reformën në drejtësi, sot jemi dita me natën. Sot nuk strehohet asnjë njeri në bodrum dhe sot kushdo që ka llogari për të dhënë, patjetër duhet t’i sqarojë me drejtësinë. Por, koha kur ti bëje karrierë duke vrarë, duke gjakosur, duke plagosur e qëlluar socialistët, është një kohë që i përket së kaluarës. Ishte një kohë kur njerëz si Remzi Hoxha zhdukehsin në qytetin tonë, në 21 janar u vranë ata që kishin logon e PS. Sot ajo kohë ka ikur, por sot është koha për të kujtuar dhe për të falenderuar të gjithë ata që kanë dhënë këtë kontribut të jashtëzakonshëm për Partinë Socialiste. Kur bëhesh socialist sot je me fitimtarët, je me skuadrën që fiton Shqipërinë, me skuadrën që fiton Tiranën, me skuadrën që fiton Njësinë 10”, tha Veliaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co