Nis me surprizë edhe kjo ditë në Euro 2024. Çekia që shikohej si favorite për të siguruar kualifikimin së bashku me Portugalinë, nuk arriti dot të fitonte ndeshjen e dytë në grup, atë përballë deputuesëve të Gjeorgjisë.
Ishin gjeorgjianët që kaluan në avantazh të parët, pasi gjyqatri gjerman Siebert u thirr nga VAR dhe akordoi penallti në favor të Gjeorgjisë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikautadze, që dërgoi në avantazh skuadrën e tij në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë pas një rrëmuje në zonë, çekët barazuan me Patrik Schick në minutën e 59-të. Një gol që u duk sikur i dha shpresë skuadrës çeke për të kthyer rezultatin, por gjeorgjianët rezistuan, duke marrë kështu pikën e parë në këtë Euro 2024.
Të dyja skuadrat mbyllin Grupin F, duke ulur shanset për një kualifikim më tej.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co