(EMRI) Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën 16-vjeçari/ Policia jep detajet e para

emri aksident i rende prane gjirit te lalzit humb jeten 16 vjecari policia jep detajet e para
emri aksident i rende prane gjirit te lalzit humb jeten 16 vjecari policia jep detajet e para

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar i identifikuar si Alban Hasrama.

Sipas informacioneve nga gazetarja, Klodjana Haxhiaj, policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co