![Euro 2024/ Portugali spektakolare, 3 gola për kualifikimin. Turqia inekzistente në fushën e lojës (VIDEO) 2 euro 2024 portugali spektakolare 3 gola per kualifikimin turqia inekzistente ne fushen e lojes video](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-portugali-spektakolare-3-gola-per-kualifikimin-turqia-inekzistente-ne-fushen-e-lojes-video.jpg)
Një Portugali spektakolare, është shfaqur sot në Dortmund përballë Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit F.
Skuadra e Cristiano Ronaldos ka triumfuar 3-0, duket qenë superiore nga fillimi në fund. Skuadra e Vincenzo Montellas ndërkohë, ishte thuajse inekzistente në fushën e lojës, duke mos qenë e rrezikshme tek porta e portugezëve.
Golat u realizuan nga Bernardo Silva në minutën e 21-të, më pas erdhi autogoli i Akaydin, që nuk u kuptuar me portierin Bayindir, ndërsa në pjesën e dytë CR7 u tregua altruist teksa ftoi për të shënuar me portën e zbrazët Bruno Fernandezin, në minutën e 56-të.
Me këtë fitore Portugaliza e Roberto Martinezit arrin të kualifikohet për më tej, ndërsa Turqia mbetet në kuotën e 3 pikëve dhe do të luajë gjithçka në ndeshjen e fundit, atë përballë Çekisë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co