![Titullarët ndaj Spanjës, Josa në “Euro 24”: Më mirë që Arbër Hoxha të nisë ndeshjen nga stoli 2 titullaret ndaj spanjes josa ne euro 24 me mire qe arber hoxha te nise ndeshjen nga stoli](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/titullaret-ndaj-spanjes-josa-ne-euro-24-me-mire-qe-arber-hoxha-te-nise-ndeshjen-nga-stoli.jpg)
Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24 në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se ndaj Spanjës, më mirë që Arbër Hoxha ta nisë ndeshjen nga stoli.
“Unë e njoh mirë Arbërin. Në këto situata, ai është më mirë që ta nisë nga stoli. Arbëri hyn me entuziazëm tjetër në lojë. Nëse futet nga stoli e nuk shkojnë gjërat mirë, bie nga ana psikologjike. Ai është lojtar që mund të ndryshojë situatën e lojës. Kur e kam stërvitur unë, ka qenë i ri. Hoxha mund të luajë 45 minuta, lojtarët duan të bindin trajnerin që të bëjnë ndërrimet më vonë” – tha ai.
[embedded content]
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co