Aksident me vdekje pranë urës së Dajlanit në Durrës, ndërron jetë 22-vjeçari! Ja çfarë dyshohet

aksident me vdekje prane ures se dajlanit ne durres nderron jete 22 vjecari ja cfare dyshohet

































Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot pranë urës së Dajlanit në Durrës, në hyrje të plazhit.

ambulanca-1-780x405-1

Bëhet me dije së viktimë ka mbetur një 22-vjeçar, me iniciale A.H., i cili dyshohet se para se të përplaset ka pësuar atak kardiak.

I riu mësohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe më pas është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më tej ngjarjen e rëndë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rikujtojmë se një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë nga përplasja e dy automjeteve, ndërsa një 20-vjeçar mbeti i plagosur.

Përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë, pasi një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre.

LEXO EDHE: Njëri prej mjeteve i preu rrugën tjetrit, çfarë e shkaktoi aksidentin me vdekje pranë Gjirit të Lalzit? Detaje

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co