Një automjet që ka përplasur tavolinat e jashtme të një restoranti ka shkaktuar panik te klientët, ndërsa policia po heton incidentin.
Ngjarja ka ndodhur në Romë, në via della Paglia në lagjen Trastevere.
Një makinë goditi tavolinat e jashtme të një restoranti, ku ishin ulur disa klientë. Të pushtuar nga paniku, klientët filluan të ikin. Në rrëmujën e përgjithshme, një vajzë 5-vjeçare , e cila ishin e shoqëruar nga prindërit e saj u plagos në krah, jo rëndë: vogëlushja u trajtua në vend.
Makina që shkaktoi incidentin ka tentuar të largohet, por është përplasur me një taksi. Gjithsesi edhe pas kësaj përplasjeje ajo ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Oficerët e policisë së Romës kanë kryer hetimet për kapjen e personit përgjegjës për episodin. Sipas La Presse, disa persona kanë arritur të marrin numrin e targës së makinës dhe ta dorëzojnë në polici.
![Makina godet tavolinat e një restoranti, më pas përplas një taksi dhe… / Ç’ndodhi në Romë 2 Capture](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/makina-godet-tavolinat-e-nje-restoranti-me-pas-perplas-nje-taksi-dhe-cndodhi-ne-rome.jpg)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co