Netanyahu ripërsërit akuzat ndaj SHBA-ve: Nuk po na furnizojnë me armatime

netanyahu riperserit akuzat ndaj shba ve nuk po na furnizojne me armatime

































Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të dielën ripërsëriti akuzat se aleati kryesor i vendit të tij, SHBA-ja, nuk po i dërgon armë, duke theksuar se ka një “rënie dramatike” të dërgesave.

netanjahy

“Prisja që kjo do të përfshinte sulme personale kundër meje nga brenda dhe jashtë vendit, siç ndodhi kur kundërshtova marrëveshjen bërthamore me Iranin, siç ndodhi dhe vazhdon të ndodhë kur kundërshtova vazhdimisht krijimin e një shteti terrorist palestinez, dhe siç po ndodh tani, kur kundërshtoj përfundimin e luftës duke lënë të paprekur Hamasin, por jam gati të pësoj sulme personale për hir të sigurisë së Izraelit”, është shprehur Netanyahu, raporton AP.

Vërejtjet e Netanyahut të dielën drejtuar kabinetit të tij nënvizojnë tensionin e vazhdueshëm gjatë gjithë luftës në Gaza midis Izraelit dhe Washingtonit, veçanërisht mbi sjelljen e ushtrisë izraelite në territorin e rrethuar.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka pezulluar dërgimin e disa bombave të rënda që nga maji por administrata e tij u kundërpërgjigj javën e kaluar kundër akuzave të Netanyahut se dërgesat e tjera ishin prekur gjithashtu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →