Portieri i Anglisë, Pickford i ka dalë në mbrojtje trajnerit Southgate, pas akuzave për lojë të dobët të “3 luanëve” në Europian.
“Të gjithë janë pas menaxherit. Gjithçka që bëjmë në stërvitje dhe në takimet që kemi, ai i jep ato në mënyrë të shkëlqyer për ne dhe na siguron planin e duhur të lojës. Ne nuk ishim perfekt kundër Danimarkës, por kjo është një ndjenjë e mirë sepse e dimë se mund të përmirësohemi. Ne e dimë se kemi më shumë për të dhënë në çdo ndeshje, kështu që të jesh në katër pikë me shumë përmirësime që vijnë nuk është një ndjenjë e keqe”, u shpreh Pickford.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co