Rrezikonte dëbimi nga Italia, “shpëton” 30-vjeçari shqiptar: Më rrezikohet jeta nga Kanuni. Babai im…

rrezikonte debimi nga italia shpeton 30 vjecari shqiptar me rrezikohet jeta nga kanuni babai im
rrezikonte debimi nga italia shpeton 30 vjecari shqiptar me rrezikohet jeta nga kanuni babai im

Një 30-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar dëbimit nga Italia.

Ai ishte gati të dëbohej nga autoritetet pasi kishte shkelur urdhrin për të mos hyrë në territorin e vendit fqinj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi i riu ka deklaruar se jeta e tij ishte në rrezik në Shqipëri.

30 vjeçari, i identifikuar si Kristian M., u ndalua nga policia në Valchiavenna, të shtunë 22 qershor. Pasi u identifikuan, kontrollet e kryera në vendngjarje nga oficerët zbuluan një dënim për shkelje të ndalimit të rihyrjes në Itali në mars 2024 (si dhe një dënim për rekrutim dhe shfrytëzim prostitucioni). Kristian M. u arrestua sërish dhe dorëzua Zyrës së Emigracionit të Komisariatit të Policisë Sondrio, e cila nxori një dekret të ri dëbimi si dhe mori masa për transferimin e 30-vjeçarit shqiptar në zyrën e Barit, nga ku do të bëhej dërgimi i tij në Shqipëri.
Por ka qenë gjykata e Breshias ajo që ka ndaluar gjithçka.

30-vjeçari u lirua dhe u kthye në Lombardi falë kërkesës së tij në pritje për mbrojtje ndërkombëtare. I riu ka deklaruar se jeton në një zonë të Shqipërisë ku Kanuni është shumë prezent dhe jeta e tij do të rrezikohej nga një grindje familjare e lidhur me një borxh që ishte marrë nga babai i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →