Në kërkim nga drejtësia italiane për organizatë kriminale, trafik droge e armëmbajtje pa leje, arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

ne kerkim nga drejtesia italiane per organizate kriminale trafik droge e armembajtje pa leje arrestohet ne tirane 38 vjecari
ne kerkim nga drejtesia italiane per organizate kriminale trafik droge e armembajtje pa leje arrestohet ne tirane 38 vjecari

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Komisariatit të Rrugores pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Sipas informacioneve nga Policia, 38-vjeçari akuzohet për trafik narkotikësh dhe armëmbajatje pa leje dhe organizatë kriminale.

Gjatë operacionit, efektivët e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Teksa ka rënë në pranga, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, operacioni policor i koduar “Ëanted 3”.

I akuzuar nga autoritetet italiane, për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 3”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →