Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar kreyeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk për postin e ri.
Në një postim në “Facebook” Meta shkroi se beson se me programin e saj kjo qeveri do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.
Postimi:
Shumë suksese Qeverisë së Kryeministrit, Hristijan Mickoski, të votuar mbrëmë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut!
Besimplotë se me programin e saj të shkëlqyer ekonomik do të jetë shembull frymëzues për tërheqjen e investimeve të huaja dhe rritjes së eksporteve, në interes të të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.
Urim të veçantë edhe për gjashtë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që besoj do të bëjnë më të mirën për përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave të tyre përmes frymës së bashkëpunimit!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co