E përditshmja prestigjoze spanjolle “AS” duke analizuar prag ndeshjen e fundit në grup për “La Roja”, kundër kuqezinj-ve tanë, ngre pikëpyetje dhe e shtron për diskutim çështjen e mosaktivizimit të titullarëve sonte, nga tekniku de la Fuente.
Sipas “AS”, sonte përballë Shqipërisë, tekniku spanjoll pritet të aktivizojë lojtarët e linjave të dyta, ose e thënë më saktë, futbollistët e grumbulluar që deri më tani nuk janë aktivizuar fare, ose që kanë luajtur shumë pak minuta. Por pyetja që shtrohet në këtë rast është: Si do të ndikojë pauza afërsisht 10 ditore e titullarëve të formacionit të Spanjës, nga sot deri në sfidën e rradhës atë për raundin e 16-ve? A ndikon vetëm pozitivisht ky pushim për futbollistët apo sjell edhe pasoja negative?
“AS” mundohet nëpërmjet kësaj analize, të ngrejë dilema për teknikun Luis de la Fuente, dilema të cilat për ta qëndrojnë dhe duhen analizuar nga stafi i “La Roja-s”.
“Nëse për të gjithë ne, në një gjykim fillestar, mendohet se lënia pushim e titullarëve të formacionit spanjoll, ndikon pozitivisht për ta, pasi duke qenë një fund sezoni i ngarkuar me shumë ndeshje, një pushim 10 ditor, shërben shumë që muskujt e futbollistëve të pushojnë, apo lojtarët që mund të kenë shfaqur probleme në dy sfidat e para të rikuperohen. Por a ka kjo gjë një anë tjetër të medaljes? Sipas “AS” , përgjigja është “PO”.
Sipas tyre shumica e lojtarëve të formacionit titullar të Spanjës, të cilët nuk do të aktivizohen sonte përballë Shqipërisë, në Dusseldorf dhe që aktivizohen me klubet më në zë të Evropës, të cilat për shkak të impenjimeve në kupat e Evropës, luajnë minimalisht 2 herë në javë, që do të thotë, se këta futbollistë prej fillimit të sezonit në rendimentin e tyre, janë mësuar me faktin e të luajturit çdo 4 ditë. Mos valllë ky pushim, disa prej futbollistëve mund t’ju ndikojë edhe negativisht?
Kjo është dilema e “AS, dilemë për të cilën me shumë gjasa, Luis de la Fuente dhe stafi i tij do duhet ta kenë marrë në konseideratë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co