Pa “nishan” e balancë, Franca rrezikon Europianin

pa nishan e balance franca rrezikon europianin

































Dominues, të frymë zuar nga disa sekuenca, francezët, pa Mbape, humbën shumë raste në ndeshjen e fundit kundër Holandëz me Grizmanin simbol të kësaj teze. E megjithatë jo gjithçka shkëlqen është prej ari.

franca

Të shpëtuar në më shumë sesa një rast nga Menja, “Gjelat” do të duhet të mundin Poloninë për të përfunduar të parët. Pra, nuk ishte thjesht një fenomen kalimtar.

Ekipi i Deshampsit në këtë Europian po shfaqet i ngathët në zbritjet ofensive si asnjëherë më parë. Në miqësoret përpara turneut, Mbape kishte mbuluar ato boshllëqe që duheshin rregulluar në grumbullimin e Paderbornit.

PROBLEME ROLESH – Kthimi i Grizmanit në treshen e mesfushës duket sikur ka çoroditur transalpinët, të cilët nuk kanë akoma një pikë referimi kur duhet të sulmojnë. Zhiru nuk është përdorur, teksa Mbape nuk ka cilësitë për të ngritur skuadrën. Ai që i ka, Turamni, ka pasur pak kohë për t’u mësuar me rolin e pykës në kombëtare pasi ishte planifikuar që të luante si sulmues i djathtë.

Një kryqëzim tersi me dëmtimin e Zhirusë dhe thyerjen e hundës nga Mbapeja, bënë që interisti të rishihte skemat. Kundër Holandës pamë një skuadër franceze që vetëm ambiciet i ka si fituese, ndërkohë që në nivel loje po shfaq më shumë se një problematike. Vërtet dominuan (63% posedim, 15 goditje kundrejt 8 në kuadrat) dhe pavarësisht një ndeshje shumë më e gjallë se sa tregon rezultati, Franca me Holandën rrezikoi të humbte.

Majk Menja shpëtoi i shokët në momentet kyçe, teksa kjo mungesë efikasiteti para portës do të ushqejë polemikat deri të martën dhe ndeshjen e fundit të grupit kundër Polonisë, tashmë të eliminuar pas humbje kundër Austrisë.

PA EKULIBËR – Mesfusha e rëndë me Fofananë, Rabionë dhe Kantenë, i cili u shfaq kundër Holandës ishte efektive në filtër, por jo rrallë mbrojtja franceze u vu në provë. Ka edhe një mungesë ekuilibri mes reparteve që shoqërohet nga një balance e dobët edhe në korsi.

Dembele sulmon, por nuk mbron, teksa Kunde duhet t’i mbulojë shpinën kolegut çka i heq mundësinë për të shtyrë. Krejt e kundërta në të majtë ku Hernandez po vuan të zbresë jo prej detyrës, por për shkak të paaftësisë për të gjetur pozicionimin ideal.

Me Mbapenë e ka pasur më të lehtë, me Turamin (kundër Austrisë) dhe Grizmanin (kundër Holandës), mbrojtësi i Milanit vuajti shumë. Edhe këtu nevojitet dora e Deshampsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →