Në Spanjë po përflitet shumë për të ardhmen e pankinës së Barcelonës pas lamtumirës së paralajmëruar të Xavi në fund të sezonit. Pas fjalëve të drejtorit sportiv Deco, opsioni Thiago Motta ka humbur konsistencën, ndërkohë që sipas Sport ekziston edhe një hipotezë e Antonio Conte. Gjithsesi, filozofia e futbollit e ish-trajnerit të Interit dhe Juventusit nuk mishëron në mënyrë perfekte atë të promovuar historikisht nga Barça.
Kjo është arsyeja pse idetë më të nxehta deri më tani janë ato që të çojnë te Jurgen Klopp, me këtë të fundit që do të ndajë rrugët me Liverpool-in në fund të edicionit.. Në rast se presidenti Laporta nuk është në gjendje të gjejë një trajner të madh, ekziston mundësia për t’i dhënë besim dikujt në shtëpi, me Rafa Marquez që mbetet veçanërisht i vlerësuar nga drejtuesit e Blaugranas.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co