Sport

Shqipëri-Spanjë, Josa: Impenjimi 1 milion%, analiza për lëvizjet e Sylvinhos, iberikët me formacion të frikshëm

shqiperi spanje josa impenjimi 1 milion analiza per levizjet e sylvinhos iberiket me formacion te frikshem
shqiperi spanje josa impenjimi 1 milion analiza per levizjet e sylvinhos iberiket me formacion te frikshem

Shqipëria është në kërkim të mrekullisë, një 3 pikësh ndaj Spanjës, do i dhuronte kuqezinjve kualifikimin. Trajneri i njohur, Mirel Josa dha opinionin e tij, para sfidës së Euro 2024.

“Ndryshimet në formacion do të bëhen në bazë të rezultatit. Nuk ka asnjë problem që do jetë Balliu e jo Hysaj. Hoxha e fillon lojën si i ndrojtur, ndërsa po u aktivizua më vonë, i jep entuziazëm lojës.

Dje mendoja se Broja mund të luante. Mirë që po i jepet shansi Balliut, do të shikojmë sesi do justifikojë. Formacioni bazë është në rregull. Impenjimi do të 1 milion%. Ne kemi thënë që mesfusha nuk do ndryshojë.

Spanja me formacion të frikshëm. Mund ta kem pak te koordinimi që mund të kenë me njërin-tjetrin– tha ai.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts