Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli për Tv Klan, pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku Kombëtarja kuqezi u mposht minimalisht duke u eliminua nga Europiani.
Ndër të tjera, Bajrami deklaroi se Europiani, ishte një eksperiencë e madhe për të gjithë, ndërsa falënderoi të gjithë tifozët për mbështetjen. I pyetur për humbjen me Spanjën, futbollisti u shpreh se ekipi bëri maksimumin, por nuk i eci me golat.
“Për të gjithë ka qenë një eksperience e madhe. I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen. Ky është Europiani. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për të gjithë. Spanja është një skuadër e madhe. Ne provuam maksimumin. Nuk na eci shumë sot me golat. Në do të vazhdojmë të punojmë më shumë.”, u shpreh Bajrami.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co