Julian Assange lirohet pas marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e fajësisë! Themeluesi i WikiLeaks largohet nga Britania e Madhe me avion privat

julian assange lirohet pas marreveshjes me shba ne per pranimin e fajesise themeluesi i wikileaks largohet nga britania e madhe me avion privat

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkeluar Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore.

Julian Assange

52 vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

Përmes një postimi në rrjetin X, më parë i njohur si Twitter, Wikilekas tha se zoti Assange la burgun Belmarsh të hënën dhe pasditen e së njëjtës ditë u largua nga Britania duke udhëtuar me një avion privat. “Pas seancës ai do të kthehet në Australi”, thuhej në deklaratë.

Zoti Assange pritet të dënohet me 62 muaj burg, periudhë që tanimë ai e ka kryer. Seanca ndaj tij pritet të mbahet të mërkurën në Saipan, ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan.

Pas seancës ai pritet të kthehet në shtëpi, në Australi. Një përfaqësues ligjor i zotit Assange nuk pranoi të komentonte.

Në vitin 2020 Wikileaks publikoi qindra mijëra dokumente sekrete të ushtrisë amerikane mbi luftrat e Uashingtonit në Afganistan dhe Irak, rrjedhja më e madhe e këtij lloji në historinë e ushtrisë amerikane.

Prokurorët amerikanë thonë se 52-vjeçari Assange, nxiti dhe ndihmoi ish-analisten e zbulimit të ushtrisë amerikane, Chelsea Manning, të vidhte kabllogramet diplomatike dhe dosjet ushtarake që publikoi WikiLeaks, duke vënë në rrezik jetë njerëzish.

Problemet ligjore të Julian Assangit filluan në vitin 2010, kur ai u arrestua në Londër me kërkesë të Suedisë, e cila donte ta merrte në pyetje në lidhje me akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të bëra nga dy gra. Në vitin 2012 ai shkeli rregullat e lirimit me kusht duke mos u paraqitur në gjykatë, e cila kishte vendosur të lejonte ekstradimin e tij në Suedi, dhe kërkoi strehë brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër, ku autoritetet britanike nuk kishin autoritet të ndërhynin. Ai qëndroi atje për 7 vjet për të shmangur ekstradimin në Suedi.

Marrëdhënia e tij me strehuesit ekuadorianë u përkeqësua dhe ai u dëbua nga ambasada në prill 2019. Policia britanike e arrestoi atë menjëherë dhe e burgosi në Belmarsh. Që nga 2019 ai ndodhej në këtë burg të sigurisë së lartë dhe për thuajse 5 vjet ka luftuar për të kundërshtuar ekstradimin në Shtetet e bashkuara.

Gajtë periudhës së burgosjes në Belmarsh zoti Assange u martua me partneren e tij Stella me të cilën bëri dy fëmijë ndërsa qëndronte i izoluar në ambasadën ekuadoriane./VOA

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →