Zv. kryeministrja e Kosovës: Një BE më e fortë, përgjigje për sfidat e së ardhmes

zv kryeministrja e kosoves nje be me e forte pergjigje per sfidat e se ardhmes
zv kryeministrja e kosoves nje be me e forte pergjigje per sfidat e se ardhmes

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Ajo u shpreh se një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për sfidat e të sotmes dhe të së ardhmes.

“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar integrimin e mëtejmë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo është tema kryesore. Duke e parë integrimin e gjithë Evropës, atyre shteteve që qëndrojnë pranë vlerave evropiane, mbështesin principet evropiane dhe nuk janë vetëm çështje politike, por janë për rritjen e sigurisë në Evropë në kohën kur po ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, dhe kur një Bashkim Evropian më i fuqishëm është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe atyre të së ardhmes”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co