U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet një serb në Zveçan

u prezantua si doganier i kosoves arrestohet nje serb ne zvecan
u prezantua si doganier i kosoves arrestohet nje serb ne zvecan

Një shtetas serb është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ia jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej alkool-testi pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20, në Zveçan.

Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit është dërguar në burg,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →