Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, për mediat është ndalur të flasë ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.
Ajo u shpreh se sipas saj shumë aspekte në këtë çështje ngrejnë pikëpyetje.
Kamitsi shtoi se për Greqinë përparësi mbetet respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare.
Sipas saj, Beleri tanimë është një eurodeputet dhe është kërkesë demokratike që ai të ketë mundësinë të shkoi personalisht në punimet e PE duke filluar nga korriku.
Konstantina KAMITSI: Per fat të keq shumë aspekte te kësaj ceshtje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, sic është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve.
Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së.
Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.
Eshte një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co