“Peng ndeshja me Shqipërinë”, Modric nuk dorëzohet: Kam ende për të dhënë

peng ndeshja me shqiperine modric nuk dorezohet kam ende per te dhene
peng ndeshja me shqiperine modric nuk dorezohet kam ende per te dhene

Ai gol i Zaccagni-t në limite nxori praktikisht Kroacinë nga “Euro2024”, një fund i hidhur që trishton pafund një legjendë si Luka Modric. Ylli kroat, pas këtij takimi, shpreh keqardhje për këtë përfundim, por më shumë se sa për pikët e lëna kundër Italisë, mesfushori i Real Madrid ka peng ndeshjen me Shqipërinë:

“Futbolli kundër Kroacisë sot ishte i pamëshirshëm, i keq. Ashtu si ndaj Shqipërisë duke qenë se pësuam dy gola në minutat e fundit. Do të duhet të rikuperohemi, por mund të jemi krenarë për mënyrën se si mbrojtëm kombëtaren tone.

Na mungonte përqendrimi dhe mprehtësia. Në minutat e fundit të ndeshjes duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe fatkeqësisht nuk ishim kurrë. As ndaj Shqipërisë nuk e meritonim të humbnim.

E ardhmja te Kroacia? Unë, Brozovic dhe Perisic i kemi dhënë shumë Kroacisë dhe mund të japim ende shumë. Jemi të zhgënjyer, por dhamë gjithçka edhe nëse nuk u kualifikuam”, ka përfunduar veteran kroat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co