“Vuajta për autogolin!”- Gjasula: Dhashë maksimumin! Tifozët shqiptarë ishin më të mirët e këtij evropiani

vuajta per autogolin gjasula dhashe maksimumin tifozet shqiptare ishin me te miret e ketij evropiani
vuajta per autogolin gjasula dhashe maksimumin tifozet shqiptare ishin me te miret e ketij evropiani

































Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tiranës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë.


“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Gjasula tha se “jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Ylli i Kombëtares është shprehur se ka dhënë maksimumin e tij për aq kohë sa ka qenë në fushë, duke shtuar po ashtu, se tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij evropiani.

Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë evropian?

Gjasula: Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Nota për kombëtaren?

Gjasula: Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mieë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →