Lojtari i Hungarisë Barnabas Varga u dëmtua rëndë, pasi u përplas me portierin skocez Angus Gun.
Sot pasdite, trajneri i Hungarisë Rossi bashkë me stafin e tij kanë vizituar në spital Vargën.
Sulmuesi i Ferencvaroshit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fytyrë në “Klinikum Stuttgart”, pasi pësoi dëmtim në kafkë.
Kujtojmë se Hungaria ia doli të marrë 3 pikë tepër të vlefshme në përballjen me Skocinë, që ju jep shpresa për të shkuar më tej në Euro 2024.
(balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co